Çdo fëmijë rom në kopësht

Çdo fëmijë rom në kopësht

“Ndërtimi i rrjeteve të avokimit dhe praktikave të suksesshme për integrimin e fëmijëve rom”

Partnerët për zbatimin e  programit:

  • Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri - CRCA 
  • Observatori për të Drejtat e Fëmijëve (OCR)
  • Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA)

Fusha e veprimtarisë:Politikat për zhvillimin e fëmijërisë së hershme dhe llogaridhënien e qeverive lokale.

Sigurimi që fëmijët rom dhe jo-rom të kenë akses dhe shanse për një fillim të barabartë në jetë është qëllimi i iniciativës "Çdo fëmijë rom në kopsht: Ndërtimi i rrjeteve të avokimit dhe praktikave të suksshme për integrimin e fëmijëve rom në Shqipëri”.

Nisma e përbashkët e UNICEF zbatuar nga CRCA Shqipëri, YWCA - Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare dhe Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, ka për synim të ndërtojë dhe mbështesë rrjetet lokale në çështjet e fëmijërisë së hershme dhe integrimit të fëmijëve rom në sistemin parashkollor. Ajo synon ti kushtojë vëmendje të veçantë dhe të ndihmojë në kapërcimin e fenomenit të mosndjekjes së kopshtit nga ana e fëmijëve 3-6 vjeç që i përkasin komunitetit rom. Kjo nisëm ka për qëllim gjithashtu ndërveprimin e shoqërisë civile dhe bashkëpunimin e ngushtë me shërbimet sociale, punonjësit sociale pranë Bashkive dhe Komunave, drejtorive rajonale të arsimit dhe institucionet e tjera që ofrojnë kujdes dhe mbrojtje për fëmijët. Ajo do të ri-forcojë gjithashtu partneritetin midis organizatave të shoqërisë civile dhe vendim-marrësve shtetërorë me synimin e forcimit të sistemit arsimor parauniversitar.

Kjo nismë kërkon të:

  1. Lehtësojë dhe nxisë aleanca me autoritetet lokale dhe grupet e romëve për përfshirjen në arsimin parashkollor të fëmijëve rom;
  2. Të mbledh vazhdimisht të dhëna / dëshmi / praktika të mira dhe boshllëqe të zbatimit të politikave për fëmijët rom (bazuar në një protokoll të unifikuar për të mbledhur të dhëna dhe dëshmi);
  3. Përgatisë raporte periodike monitorimi dhe të advokoj për mbështetje dhe përfshirje të fëmijëve rom në kopshte;

Nëpërmjet kësaj iniciative, do të  zbatohen një seri veprimtarish drejtuar rolit, funksionit dhe detyrave të institucioneve lokale në lidhje me çështjen e përfshirjes të fëmijëve rom në kopshtet e zonave ku ata jetojnë.  Këto aksione do të gërshetohen me detyrat që kanë aktorë të instituiconeve shtetërore dhe ato të shoqërisë civile. Kjo do të realizohet duke mbledhur të dhëna dhe raste, duke zgjidhur rastet dhe shkëmbyer praktikat më të mira të fituara, duke identifikuar boshllëqet dhe gjetur zgjidhjen e duhur brenda roleve dhe detyrave të aktorëve lokalë.  

Mbështetur nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri dhe Kooperimi Austriak për Zhvillimin, CRCA Shqipëri, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe YWCA Shqipëri, janëangazhuar për të zbatuar këtë iniciativë duke monitoruar dhe zhvilluar praktikat më të mira për integrimin në kopshte të fëmijëve rom në çdo vendbanim ku ata jetojnë, duke mbuluar të 12-ta Qarqet e Shqipërisë.  Këto organizata do të bashkërendojnë punën me njëra – tjetrën, duke ngritur pikat e tyre të kontaktit dhe duke gërshetuar detyrat që kanë aktorë të institucioneve shtetërore dhe ato të organzatave të shoqërisë civile.

Angazhimet kryesore të ndërhyrjes janë:

  • Ngritja e kontakteve lokale duke organizuar udhëtime / takime me aktorët në qarqe dhe vendbanimet lokale, ku jeton komuniteti rom;
  • Identifikimi i aktorëve lokalë që punojnë për përfshirjen e fëmijëve Rom në kopsht;
  • Trajnimi i stafit të projektit për të gjitha organizatat;
  • Mbështetja e Sekretariatit Teknik Rom;
  • Mbledhja e rasteve dhe praktikave më të mira dhe monitorimi i tyre përgjatë zbatimit të projektit;
  • Hartëzimi i institucioneve (lokale dhe qendrore) që ofrojnë shërbime për fëmijët rom;
  • Organizimi i workshopeve rajonale në 12 rajonet e Shqipërisë;
  • Përgatitja e raporteve periodike të monitorimit të veprimit për regjistrimin e fëmijëve Rom  në kopshte;
  • Ndërtimi i një dialogu me krerët e Komunave / Bashkive / DAR / shërbimeve shoqërore rajonale / familjeve rome / shërbimeve shëndetësore rajonale dhe ato lokale;
  • Ndjekja e regjistrimit të fëmijëve rom në kopshte dhe monitorimi i vazhdueshëm i tyre;
  • Dhënia e 3 (tre) çmimeve për "Qeverive më  të mira lokale" dhe 3 (tre) çmime për  "punonjësit më të mirë" (shëndetësor / social / NJDF). Synimi i këtyre çmimeve është nxitja e Institucioneve lokale përgjegjëse dhe punonjësve të tyre për një lehtësim dhe garantim të procesit të përfshirjes së fëmijëve romë në kopsht.
  • Ndërtimi i një baze të dhënash të unifikuar dhe një platformë për të regjistruar dhe pasqyruar të gjitha të dhënat e mbledhura nga ky projekt; ky sistem do të përfshijë gjithashtu të dhënat e marra nga njësitë vendore (bashkitë/komunat/administratorët socialë);
  • Përgatitja e një raporti analitik të konsoliduar mbi përfshirjen e hershme të romëve në arsimin parauniversitar dhe realizimi i akseseve në shërbime të tjera;
  • Publikimi dhe lancimi i raportit të studimit. 

Sponsors

    

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL