CRCA dhe ACE shpërndan ndihma për nxënësit në nevojë

CRCA dhe ACE shpërndan ndihma për nxënësit në nevojë

Mbi 20 fëmijë nga e gjithë Shqipëria përfituan veshje, çanta dhe libra shkollorë, të dhuruara nga qytetarët.

Tiranë, 18 Shtator 2018 – Në fillim të vitit të ri shkollor për arsimin parauniversitar publik në vend, Qendra për të Drejtat e Fëmijëve (CRCA) dhe Kolacioni për Arsimin Shqipëri (ACE) prej disa ditësh ka nisur të mbledhë e të shpërndajë ndihma për fëmijët në nevojë, në mënyrë që dita e parë e shkollës t’i gjejë fëmijët me veshje të reja.

Shumë miq e qytetarë i janë bashkuar nismës së CRCA dhe ACE, të cilët kanë sjellë pranë zyrave tona jo vetëm veshje për fëmijë të moshave të ndryshme, por edhe shumë çanta, libra shkollorë dhe mjete mësimore.

CRCA dhe ACE kërkon të kontribuojë me këtë nisëm sadopak në disa prej familjeve që ende nuk arrijnë të sigurojnë mjetet e domosdoshme për të arsimuar fëmijët e tyre.  Si një organizatë që prej shumë vitesh punon në terren, CRCA ka një tablo të qartë të familjeve që kanë nevojë për të tilla ndihma. Shpërndarja e tyre po organizohet sërish nga bashkëpunëtorët e saj, duke i dërguar ndihmat pranë fëmijëve që ngurronin  të nisnin një vit mësimor pa çantën e shkollës, pa librat apo edhe pa mjetet mësimore.

Prej disa vitesh CRCA e ka kthyer në traditë mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet që nuk kanë mundësi ekonomike për të mbështetur me veshje dhe libra fëmijët e tyre.

Sponsors

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL